Hapet ekspozita e ”War Child Museum” ku ekspozohen përjetimet e fëmijëve në luftë

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita e ”War Child Museum”, një muze me bazë në Bosnjë ku ekspozohen përjetimet e fëmijëve në luftë.
Ky koleksion vjen për herë të parë në Prishtinë ndërsa është një shembull i rrallë i muzealizimit të vuajtjeve të fëmijëve në rrethana të luftës. Aty prezentohen përvojat personale, provat, objektet që dëshmojnë jetën e fëmijëve në rrethana luftë në Kosovë, Kroaci, Serbi, Ukrainë, Siri, Afganistan dhe Palestinë.
Në hapje të ekspozitës morën pjesë, ministri Hajrulla Çeku, drejtoresha e Muzeut, Amina Krvavac, profesor Atdhe Hetemi, i cili ka kontribuar në dokumentimin e rrëfimeve të luftës së fëmijëve të Kosovës, drejtori i Galerisë, Naim Spahiu, zyrtarë tjerë të ministrisë dhe personalitete tjera të komunitetit.
Ministri Çeku në fjalën e tij ndër të gjera tha që këtë bashkëpunim do ta shfrytëzojmë për të përfituar nga përvoja e War Child Museum, që edhe Kosova të ketë në të ardhmen një institucion të tillë./21Media

Back to top button