Hapet ekspozita për vizitën e senatorëve amerikanë në Kosovë

 

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë është hapur ekspozitë, ku u prezantuan fotografi nga vizita e delegacionit të parë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, para 30 viteve.

Zëvendësministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit, Engelbert Zefaj, ka thënë se kjo ekspozitë e cila po prezantohet për herë të parë, tregon se për popullin shqiptar filloi një epokë e re.

“Kam nderin që para jush të prezantojmë një ekspozitë të fotografive, të cilat janë fotografi që po ekspozohen për herë të parë, në 30 vjetorin e një ngjarje historike, ku filloi një histori e re për Kosovën dhe popullin e vet. Ishte një ngjarje ku Senatorët e popullit Amerikan filluan për të sjell lirin pavarësinë̈ dhe demokracinë̈ e vendit”, ka thënë ai.

Autori i ekspozitës, Hazir Reka, ka thënë se përmes këtyre fotografive të gjithë e kanë mundësinë të shohin se çka ka ndodhur para tridhjet viteve në këtë shesh.

“Për të gjithë ju që nuk e keni pas rastin me qen prezent në atë pritje madhështore dhe në atë dhunë të tmerrshme, atëherë sot e keni rastin me pa se çka ndodhi para 30 vite në këtë shesh”, ka thënë ai.

Në gusht të vitit 1990, kur Kosova ishte një krahin administrative në jug të ish-Jugosllavisë, një delegacion i shtatë senatorëve Amerikanë, udhëhequr nga senatori Bob Dole, erdhi në Kosovë në një mision për të mësuar të vërtetën.

Back to top button