Hapet llogaria ku mund të kontribuoni për Fondin e Sigurisë

Ministria e Financave ka njoftuar se ka hapur llogarinë bankare për pranimin e fondeve që do të dedikohen për siguri, në kuadër të Fondit të Sigurisë.
Sipas njoftimit, kjo llogari do të jetë funksionale nga sot.

“Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj”, thuhet në njoftimine  Ministrisë së Financave.
Donacionet e para për të forcuar sigurinë shtetërore kanë filluar menjëherë pas njoftimit për themelimin e këtij fondi. Deputetë, politikan, e artistë kanë njoftuar se do japin kontribut për sigurinë shtetërore./21Media

Back to top button