Mandl: Është koha që Greqia ta njohë Kosovën

Është koha që Greqia ta njohë Kosovën, ka qenë kërkesa me të cilën i është drejtuar eurodeputeti, Lukas Mandl, kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, të martën.
“Tani është koha që ato pesë shtete anëtare, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë përfundimisht. Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja duhet ta njohin menjëherë Republikën e Kosovës. Kjo do të ishte gjithashtu një shenjë e fortë e unitetit të vlerave të komunitetit evropian. Objektivisht asgjë nuk flet kundër saj, por gjithçka flet për të. Momenti është tani”, ka thënë në letër Mandl.

Mandl ishte përgjegjës për raportin mbi luftimin e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor si kryenegociatori për Parlamentin Evropian dhe drejtoi misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së për zgjedhjet lokale në Kosovë në vjeshtë.
Në anën tjetër dje gjatë ditës, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka propozuar që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian, pas propozimit që Ukraina të pranohet në BE sa më shpejt që të jetë e mundshme./21Media
Back to top button