Kaloni te përmbajtja kryesore

Hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”, shkelësit e rregullit “Yellow Box” dënohen me 80 euro

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë ka filluar aplikimin e shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yellow Box Junction).

Kryetari Përparim Rama përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ata që nuk e respektojnë këtë mund të gjobitet deri në 80 euro.

“Për herë të parë në Kosovë, Kryeqyteti ka filluar aplikimin e shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yellow Box Junction). Të gjithë shoferët janë të obliguar që: Të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit! Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku! Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro”, thuhet në postimin e Ramës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button