Hapet Qendra e Përbashkët Koordinuese për të mbikëqyrur marrëveshjen e eksportit të grurit

Qendra e Përbashkët Koordinuese, e cila do të mbikëqyrë eksportin e grurit ukrainas u hap në Stamboll.
Në një fjalim në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar tha se qendra “ka një kuptim të veçantë për të gjithë botën dhe do të punojë për qëllime thjesht humanitare”.
Qendra e koordinimit ishte një nga krijimet kryesore të marrëveshjes së grurit të rënë dakord midis Rusisë dhe Ukrainës nën kujdesin e OKB-së dhe Turqisë.
Si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar të premten, anijet me drithëra do të lundrojnë nëpër korridoret e sigurta në Detin e Zi dhe më pas do të kalojnë nëpër ngushticën e Bosforit – një korridor i rëndësishëm transporti në veriperëndim të Turqisë – në mënyrë që të arrijnë tregjet globale.
Sipas Akar-it, marrëveshja “nënshkruar nga palët do të jetë e vlefshme për 120 ditë dhe do të vazhdojë nëse palët nuk kërkojnë përfundimin”, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
Ai u tha gazetarëve dhe zyrtarëve se “përgatitja dhe planifikimi i anijeve të para të ngarkuara me grurë për t’u larguar nga portet e Ukrainës vazhdon”.
Në fillim të kësaj jave, Akar është zotuar se Turqia do të bëjë pjesën e saj për të siguruar që “puna e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit të vazhdojë intensivisht”./21Media

Back to top button