​Propozimi i Mujës bëhet “mollë sherri”, Beqa: Kërkesë puro politike

Mes tensioneve dhe debateve ndërmjet pozitës dhe opozitës, po zhvillohet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.
Krejt kjo po ndodh pas propozimit të deputetit të Vetëvendosjes, Armend Mujës, për largimin e dy anëtarëve nga ky komision për siç u shpreh ai, mungesat e tyre të shumta.
Për shkak të mungesave në mbledhje të Komisionit, më shumë se tri, deputeti Muja kërkoi përjashtimin e deputetes Duda Balje dhe deputetit nga Lista serbe, Ljubinko Karagjiq.
Në fillim të mbledhjes së sotme, kryetari i komisionit, Hajdar Beqa për këtë tha se deputetja Balje nga pesë mungesa, tri i ka të arsyetuara.
Sipas tij, edhe Karagjiq ka dërguar sqarime.
Ai tha se deputetja Balje ka qenë në vizita zyrtare dhe se kishte paralajmëruar mospjesëmarrjen. Derisa kërkesën e Mujës e quajti “puro politike”.
“Këto kërkesa nga VV-ja janë puro politike, sepse nuk po votojnë siç dëshironi ju”, tha ai.
Pas kësaj kërkese pati reagime dhe përplasje mes deputetit të PDK-së, Hajdar Beqës dhe deputetit të LVV-së Arbër Rexhajt.
Ndaj këtij propozimi reaguan LDK-ja dhe AAK-ja.

Back to top button