Hapet sërish Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Ukrainë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës në Ukrainë e hapi edhe Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev, e cila ishte mbyllur përkohësisht për arsye të sigurisë, pas invazionit rus në Ukrainë.
Me ngritjen e flamurit në mënyrë solemne, Ambasada filloi me kryerjen e aktiviteteve të saja të rregullta.
“Ky nuk është vetëm mesazh simbolik, por shprehje thelbësore e miqësisë dhe solidaritetit me popullin dhe shtetin ukrainas”, deklaroi Osmani.
Ministri në takim me homologun e tij, Dmitro Kuleba, informoi edhe për vendimin e Qeverisë i cili u sjell me rastin e vizitës, me të cilin sigurohet ndihmë urgjente financiare për Ukrainën në vlerë prej 100 mijë eurosh./TV21

Back to top button