Sulmuesi i shkollës së Teksasit e kishte planifikuar sulmin para katër vjetëve

Republikani i Teksasit, Tony Gonzalez, ka thënë se Salvador Ramos, personi i armatosur që sulmoi një shkollë fillore në Teksas të martën, u arrestua katër vjet më parë si i mitur pasi u tha njerëzve se kishte planifikuar të sulmonte një shkollë pasi të mbushte 18 vjeç.
Gonzalez i bëri këto pretendime në FOX News të premten në mëngjes.
”Kjo nuk ishte thashethem. Lajmin e mora mbrëmë, i dyshuari u arrestua katër vjet më parë, sepse kishte këtë plan për të bërë këtë akt kur të vinte viti 2022”, tha Gonzalez.
Ky i fundit ka shtuar se duhet t’i shkundin të gjitha faktet dhe ta kuptojnë se çfarë ka ndodhur, madje të sigurohet që diçka e tillë të mos ndodh më.
”Kam përshtypjen se ai dhe një person tjetër po bënin një bisedë, duke komplotuar gjëra. Policia e kontrolloi dhe e arrestoi. Ai shkoi në institucionin korrektues për të mitur”, shtoi tutje Gonzalez.
Përkundrazi në konferencën e tij për shtyp të mërkurën, guvernatori Greg Abbott pranoi se policia nuk e dinte ende nëse Ramos kishte një dosje të mitur.
Adoleshenti bleu ligjërisht dy armët që përdori në sulmin e së martës brenda disa ditësh pasi mbushi 18 vjeç.
Ai kishte një marrëdhënie të vështirë me nënën e tij, Adrianën dhe kishte shkuar të jetonte me gjyshërit.
Të martën në mëngjes, ai nisi sulmin duke qëlluar fillimisht në fytyrë gjyshen e tij Celia mirëpo ajo iu mbijetoi plagëve.
Ramos iku me një kamion të vjedhur me dy armët e tij dhe qindra fishekë./21Media

Back to top button