Hapet zyrtarisht edicioni i 20-të i DokuFest

Mbrëmë ka nisur zyrtarisht edicioni i 20-të i festivalit të njohur të filmit, DokuFest.
Të pranishëm në këtë festival ishin Albin Kurti, Arben Vitia, Donika Gërvalla, Atifete Jahjaga dhe Mytaher Haskuka.
Ndërkaq, ky i fundit përmes një postimi në facebook ka treguar se ky festival sjell një frymë të papërshkrueshme ku dhjetëra mijëra vizitorë nga e gjithë bota, dokumentarë, filma, debate, masterclass’e e performanca muzikore do të mbizotërojnë në Prizren nga sot, e deri më 14 gushti.
”Falënderoj gjithë organizatorët e Dokufest-it, të cilët e kanë vendosur Prizrenin në hartën kulturore të rajonit, por edhe të Evropës, duke bërë kështu një promovim shumë të çmueshëm për Prizrenin, por edhe për Kosovën. Si Komunë e Prizrenit do të jemi mbështetës të pakursyer të këtij festivali”, ka shkruar Haskuka në facebook./21Media

Back to top button