Ndodhi në Kosovë, babai tenton ta vrasë djalin

Policia dje në Rahovec arrestoi një burrë, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë në drejtim të djalit të tij.
Sipas policisë, në momentin kritik, i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma të cilën e kishte me leje, tre karikatorë, 41 fishekë të kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Ndërsa, rast është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button