SHBA mposht Francën në finalen e basketbollit në Lojërat Olimpike

Një tjetër medalje e artë është rrëmbyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Lojërat Olimpike ”Tokio 2020”.
SHBA-të e kanë mposhtur Kombëtaren e Francës në basketboll me pesë pikë diferencë dhe ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes.
Rezultati final ishte 87-82, ndërsa lojtari më i mire ishte Kevin Durant i cili kontribuoi me 29 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime.
Kjo ishte medalja e 16-të për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Lojërat Olimpike.

Back to top button