Hapja e kufijve Kosovë-Maqedoni, ende pa vendim, javën tjetër do të vendoset se në cilën datë mund të hapen

 

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe bashkë me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj kanë biseduar për mundësinë e hapjes së kufijve mes këtyre dy shteteve, por datë konkrete se kur do të udhëtojnë qytetarët lirshëm mes këtyre dy shteteve ende nuk kaPër këtë do të vendoset javën tjetër.

 “Gjatë kësaj jave dhe javës tjetër do të kemi raportime të detajuara për sitatën epidemiologjike, do të kalojmë edhe në nivel qeveritar edhe për çështjen e lëvizjes së lirë mes dy vendeve”, tha Armend Zemaj- Ministër i Shëndetësisë së Kosovës.

Dy shtetet kanë formuar grup punues i cili do ta ndjekë situatën epidemiologjike.

 “U morëm vesh për disa gjëra konkrete, janë të njohur anëtarët e grupeve punuese nga dy vendet tona, presim dhe vendet tjera të rajonit, që do të punojnë në këmbimin e informatave për situatën epidemiologjike. Kjo do të na ndihmoj për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth epidemisë dhe në bazë të kësaj do të vendosim edhe për regjimin e lëvizjes së lirë. Por për vendimin sa i përket hapjes së kufirit do të vendosim javën që vjen”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Numri i rasteve me Covid-19 ka detyruar të dy shtetet që të marrin vendime për mbylljen e kufijve dhe për udhëtimin e qytetarëve me PCR teste./21Media

Back to top button