Dy të vdekur e 156 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 156 raste të reja nga 870 testime të kryera dhe dy humbje jete si pasojë e COVID-19, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës gjatë kësaj periudhe si të shëruar rezultojnë 62 qytetarë.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë 63, pasuar nga Elbasani me 13, Dibra 9, Lezha dhe Lushnja nga 8 raste etj.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Një 83-vjeçare nga Shkodra dhe një 87-vjeçare nga Tirana nuk e fituan betejën, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri me koronavirus janë prekur 10.860 persona, prej tyre 6.346 janë shëruar, 4.190 janë raste ende aktive, derisa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 324 persona.

Back to top button