“Hapja e negociatave për BE nuk varet nga ne”

KE: Hapja e negociatave varet nga Këshilli i Evropës, jo nga ne

Komisioni Evropian sot mohon se cilido nga Komisioni i ka premtuar liderit të LSDM-së Zoran Zaev për hapjen e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, nëse qeveria që do ta udhëhiqte ai e merr pushtetin në shtetin e Maqedonisë.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, sot në konferencën për shtyp në Bruksel konfirmoi se për hapjen e negociatave inkuadruese të Maqedonisë me Unionin vendos Këshilli Evropian, e jo Komisioni, me çka e mohoi pohimin e Zaevit për disa media të Maqedonisë se Përfaqësuesja e lartë Federika Mogerini, si dhe eurokomisari Johanes Han, i kanë premtuar fillim të negociatave inkuadruese në rast se ai bëhet kryeministër i Maqedonisë.

“Siç e dini, ne nuk komentojmë dhe unë nuk do të komentoj komente të huaja. Por, ju jeni të vetëdijshëm cilat janë rregullat dhe rekomandimet e Komisionit për hapjen e negociatave me vendin tuaj, të kushtëzuar me implementim, gjegjësisht implementimin e marrëveshjes së Përzhinës dhe Prioritetet urgjente reformuese në vend. Hapja e negociatave inkuadruese, kur këto kushte do të plotësohen është vendim që do ta sjellë Këshilli”, u përgjigj Kocijançiq.

Zëdhënësja e Han, gjithashtu u pyet nëse eurokomisari për zgjerim e ka marrë letrën nga profesoresha e të Drejtës kushtetuese të Fakultetit juridik në Shkup, Tanja Karakamisheva-Jovanovska dhe disa intelektualë dhe profesorë nga Maqedonia në lidhje të (jo)kushtetutshmërisë së lëvizjeve që disa politikanëve të Maqedonisë i zvarritin gjatë periudhës së fundit dhe nëse Han i është përgjigjur letrës.

“Duhet të kontrolloj nëse letra ka ardhur, por zakonisht kur marr letra, ne iu përgjigjemi atyre”, u përgjigj Kocijançiq.

Me këtë rast në përgjigjen e saj në konferencën për shtyp në Komisionin Evropian u përfshi edhe zëdhënësi i përgjithshëm i KE-së, Margaritis Shinas.

“Po, ne kemi shprehi të përgjigjemi në letra”, shtoi shefi i servisit të zëdhënësve të Qeverisë joformale të BE-së./21Media

Back to top button