Haradiaj-Stublla kërkon që marrëveshja finale Kosovë-Serbi të ndërmjetësohet nga ShBA

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, sot e ka përshëndetur marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ajo përmes një shkrimi në Twitter ka kërkuar që marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësohet nga udhëheqja e ShBA-së.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe sot kanë rënë dakord për t’i normalizuar marrëdhëniet, ka njoftuar presidenti amerikan Donald Trump./21Media

Back to top button