Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj: AAK e shqetësuar për dialogun

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj  u deklarua për media, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se temë e takimit ishte dialogu.

“Tema ishte dialogu. Me 6 maj të këtij viti i kam dërguar letër kryeministrit dhe kam kërkuar një takim me çështjen e dialogut, i kemi shpreh në atë letër shqetësimet për dialogun. Në takim kemi dëgjuar qëndrime te kryeministrit, kam shpreh po ashtu qëndrimet dhe shqetësime të AAK-së rreth dialogut”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se po hetojnë një mungesë të prezencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog, shkruan rtv21.tv

“Mendoj se kjo është një situatë jo e mirë për Kosovën e prish balancën e interesave të Kosovës në dialog, do të ishte mirë emërimi i një emisari nga SHBA për dialog. Ajo që është shqetësuese është se ka konfuzion në disa agjenda, çështja e lëvizjes se qytetarëve me Bosnjën. Peshën kryesore në dialog e ka Lajcak, nuk janë liderët, nuk shihet një agjendë e plotë dhe e ardhmja e dialogut është mos të kemi befasi”, shtoi kreu i AAK-së.

Haradinaj tutje tha se Kurti është dashur të thotë se është Serbia ajo që duhet të çlirohet nga kriminelët e luftës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button