Haradinaj: Aplikimi i Kosovës në KE është jetike për ne

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj pas aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka thënë se ky është lajm i mirë për vendin.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë.
“Si vend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga BE dhe kemi marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim-Asociimit tash e sa vjet. Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin. Është jetike për ne që BE t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit. Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar ai në Facebook.
Kosova sot ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin Evropian. Pas aplikimit, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shprehur optimiste për pranimin e Kosovës në këtë Këshill./21Media

Back to top button