Një shkollë në Prishtinë nuk e mbajti grevën

Pas grevës njëorëshe nga mësimdhënësit, SBASHK ka njoftuar se greva është realizuar pothuajse 100% me përjashtim te një shkolle në Prishtinë.
“Përjashtim bën vetëm shkolla fillore “Iliria” në Prishtinë, të cilët nuk e kanë respektuar thirrjen për grevë, për shkak se në këtë shoqatë sindikale ende nuk janë kryer zgjedhjet e ndoshta janë keq informuar nga ish kryetari i kësaj shoqate sindikale.”, thuhet në njoftimin e SBASHK.
Po ashtu bëhet e ditur se edhe në dy shkolla në Deçan dy mësimdhënës kanë thyer grevën e po ashtu edhe në komunën e Gjilanit dhe Rahovecit nga një mësimdhënës.
“ Por duke marr parasysh numrin e anëtarësisë së SBASHK-ut që është 25,123, grevës iu kanë përgjigjur rreth 27,000 punonjës të këtij sektori, që do të thotë edhe ata që nuk janë anëtarë të SBASHK-ut, janë solidarizuar me grevën. Pjesëmarrja kaq e madhe në grevën paralajmëruese na obligon neve udhëheqësinë e SBASHK-ut që të jemi shumë këmbëngulës drejt realizimit të kërkesave tuaja tanimë të njohura dhe presim reflektim pozitiv nga Qeveria për t’i realizuar kërkesat, përndryshe nëse deri me datë 20 maj 2022 nuk ka marrëveshje për plotësim të kërkesave, qysh nga sot iu ftojmë që të bëhen gjitha përgatitjet e duhura që me datë 20 maj 2022 të gjithë së bashku e të bashkuar edhe me anëtarët e federatave tjera sindikale, të organizojmë një protestë në Prishtinë, e cila do të jetë paralajmërimi i fundit para grevës së përgjithshme, të cilën pritet ta shpall BSPK, në rast të mos përmbushjes së kërkesave të anëtarësisë së federatave sindikale.”, përfundon njoftimi.
SBASHK po kërkon nga  Qeveria 100 euro shtesë të pagave deri në miratimin e Ligjit për Paga./21Media

Back to top button