Nga kafazi në liri, luani Gjon po shijon rrezet e diellit të Prishtinës

Luani Gjoni i cili më herët është mbajtur në një kafaz në një restorant në Gjilan, aktualisht është liruar në hapsirë të jashtme në Pyllin e Arinjëve.
“I shpëtuar në fund të muajit mars, Gjoni dalëngadalë po mësohet përsësi të jetojë si një luan! Që kur ka arritur tek strehimorja jonë kujdestarët tanë kanë qenë të angazhuar intenzivisht që të përgatisin hapsirën e jashtme për të. Në mëngjesin e 4 majit, erdhi momenti i shumëpritur për Gjonin. Ju desht ca kohë që të merrte guximin për të bërë hapat e parë në bar të freskët dhe në dheun e hapsirës së tij të jashtme. Ky është një proces i ngadalshëm dhe i vazhdueshëm për të derisa ai të mësohet me hapsirën e jashtme, por ne jemi të sigurtë që Gjoni shumë shpejt do të ndihet më i relaksuar.Fatmirësisht moti me diell , mjedisi i qetë dhe lojërat që kujdestarët tanë i përgatisin do ta ndihmojnë që shumë shpejt Gjoni t’i tejkalojë traumat nga e kaluara e tij.”, njoftojnë nga Pylli i Arinjëve në Facebook.
Sipas njoftimit Pylli i Arinjëve nuk është destinacioni përfundimtar i Gjonit.
“Ne po vazhdojmë të punojmë që ai të zhvendoset në njërën prej strehimoreve për macet e mëdha të FOUR PAËS, ku ai do ta shijojë jetën e tij në një mjedis të përshtatshëm për llojin e tij”, shkruajnë në Facebook.

Luani në fjalë për më shumë se një vit është mbajtur në kafaz në një restorant në Gjilan. Kjo pat n ngjallur shumë reagime deri te Komisioni Evropain, aty këtë çështje e pati ngritur Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon./21Media

Back to top button