Haradinaj: Ata që kanë bërë gabime kurrë nuk është vonë t’i bien pishman

“Nuk do të ketë Serbi brenda Kosovës”

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në fushatën zgjedhore në Deçan tha se ka ardhur koha që për fatin e Kosovës të vendosë vetë Kosova.

Ai shtoi se ka ardhur koha ta shpërblejnë çdo qytetar dhe diasporën.

Haradinaj tha se është gabim për të menduar se nga Kosova mund ta merr qoftë një lis e jo një metër apo kilometër të Kosovës.

Duke iu referuar presidentit Hashim Thaçi, Haradinaj tha se kufiri me Malin e Zi është në Kullë e Çakorr dhe se ata që kanë bërë gabime kurrë nuk është vonë t’i bien pishman, madje për këtë janë këtu.

Haradinaj shtoi se nuk do të ketë Serbi brenda Kosovës, as në formë të Zajednices.

Kryetari i AAK-së në Deçan Rasim Selmanaj tha se kanë qenë dy rrugë, ta udhëheqin vendin Behgjet Pacolli dhe Isa Mustafa, apo Ramush Haradinaj bashkë me PDK-në, andaj ishte zgjidhja më e duhur koalicioni mes AAK-së dhe PDK-së.

Back to top button