Haradinaj: Besnik Bislimi është njeri me behane, i retardum, ka probleme mendore

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka thënë se zëvendës kryeministri Besnik Bislimi është “i retarduar” dhe nuk e di se as çka përfaqëson.
Haradinaj ka përkujtuar deklaratat e Bislimit për “arkivat” e UÇK-së dhe kur gazit amerikan i ka thënë “rus”.
“U ul krahë për krahë me atë që po ia bie tanket. A e patë në protokoll kur u ul për të nënshkruar me Petkoviq. Ky u ul krahë për krahë me të, besomë kush në botë s’e bën. E dyta, tha i hapim arkivat e UÇK-së. Po ku i ki arkivat?! E treta, deklarata e tij në Komision për gazin thoshte një litër gaz, mendonte që po flet për gazin e llambave. Për shkak se qeverinë tonë e përfaqëson një Besnik Bislimi që është njeri i retardum. Ai ka probleme mendore, ai është një njeri me behane”, ka thënë Haradinaj në emisionin Pressing në T7.
Sipas tij, qeveria nuk e ka dëshmuar me aksionin në veri se Kosova ka kapacitetin për të vendosur rend e ligj.
“Policia jonë është zënë peng. Na kanë turpëruar si Kosovë. Ideja ishte e mirë, por u implementua keq”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka propozuar që një njësi policore, të vendoset në Leposaviq, në bazën amerikane.
“Një kryeministër që i godet dhe i tall vlerat e veta të lirisë, e dobëson shtetin”, ka shtuar Haradinaj.

Back to top button