PSG fiton në derbin kundër Manchester Cityt

 
Ka përfunduar derbi i Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain e Manchester Cityt me fitoren e skuadrës nikoqire.
PSG mposht skuadrën e Pep Guardiolas me rezultat 2:0, përmes golave të shënuar nga Gueye në minutën e 8’ dhe yllit Lionel Messi në minutën e 74’.
Me këtë fitore, PSG ngjitet në pozitën e parë të Grupit A me gjithsej katër pikë, aq sa ka edhe skuadra e Club Brugge në vend të dytë.
Në anën tjetër, skuadra e Manchester Cityt tani pozicionohet në vendin e tretë, me vetëm tre pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Paris Saint-Germain.

Back to top button