Haradinaj-Bunjakut: Fjalim historik, kush ta shkroi?
“Nuk dike me lexu nuk di kush ia ka shkruar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjak, duke folur për grevën në arsim tha se fajtori kryesor për këtë gjendje në vend është qeveria aktuale dhe vendimi i kryeministrit për rritjen e pagës së tij dhe të kabinetit të tij.
“Është vetëm një adresë e fajësisë dhe e përgjegjësie direkte për këto pasoja dhe për këto greva, është qeveria aktuale e cila ia rriti pagën vetës dhe irritoi të gjithë mësimdhënësit dhe shumë shtresa të shoqërisë sonë. Kjo rritje e dyshimtë e pagesës për vetën e tij dhe kabinetin e tij pezmatoi, irritoi dhe zemëroi të gjithë kategoritë tjera të shoqërisë, për të shtuar kërkesat me të drejtë për rritje të pagave. Vendimi i qeverisë ka krijuar reaksion zinxhiror të pakënaqësisë qytetare, por edhe të mësimdhënësve, shërbyesve civil, mjekëve”, tha ajo.
Pas kësaj, reagoi deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i cili i tha se e tërheqë fjalën e tij pas fjalimit siç e quajti ai historik të deputetët së LDK-së.
“Po e tërheku fjalën nuk po ia prishi fjalimit të Valentinës se e patë një fjalim historik, nuk dike me lexua nuk di kush ia ka shkruar”, u shpreh me buzëqeshje Haradinaj.
Për këtij deklarimi të deputetit të AAK-së, Valentina Bunjaku reagoi në profilin e saj në Facebook duke shkruar se ngritja e “madhe” e juaj akademike, treguesi më i mirë është fakti se ju nuk të dini të qeverisni.
“Daut Haradinaj, vëllai i Kryeministrit Ramush Haradinaj nga frika e humbjes së pushtetit dhe në mungesë edukate, sulmon dhe fyen deputetët opozitar, sidomos ata të LDK-së. Unë i them atij: zgjidhe katastrofën në politikën e jashtme ku e keni futur vendin, zgjidhni problemet në arsim dhe shëndetësi, ndalo krimin dhe korrupsionin qeveritar dhe mos u fshihni pas Hashim Thaçit sikurse për Çakorr . Nga ngritja e “madhe” e juaj akademike, treguesi më i mirë është fakti se ju nuk të dini të qeverisni”, shkroi ajo në profilin e saj.