Haradinaj: Do të punojmë për një Kosovë me mjedis të pastër

Sipas tij Kosova në krye më të do të ketë mjedis të pastër

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj është zotuar se Qeveria e Kosovës nën drejtimin e tij do të punojë për një mjedis të pastër dhe do të ofrojë shërbime për eliminimin e deponive të shumta ilegale.

Ai në një postim në Facebook tha se Hani i Elezit dhe Kosova meritojnë një mjedis të pastër.

“Do të punojmë për një Kosovë me mjedis të pastër! Kosova ka interes shumë të madh për investime në industri dhe prodhim por këto investime assesi nuk duhet që të vijnë me kosto eventuale për shëndetin e qytetarëve tanë”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”.

Ai tha se përderisa do t’i mbështesim investimet, ndërmarrjet prodhuese vendore dhe të jashtme, do të insistojmë e sigurohemi që ato t’u përmbahen normatives dhe standardeve mjedisore për një Kosovë të pastër.

Haradinaj u zotua se do të zgjerojnë ofrimin e shërbimeve dhe eliminimin e deponive të shumta ilegale./21Media

 

Back to top button