Gjykata ia pamundëson aktivistëve të VV -së daljen në fushatë

Sipas Gjykatës së Apelit nuk ka arsye që të hudhet aktakuza

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka lënë në fuqi aktakuzën kundër katër të akuzuarve për veprën penale “Kryerje e veprës penale terroriste” nga neni 136 lidhur me nenin 135 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,

“Në këtë mënyrë kolegji penal i kësaj gjykate, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës të akuzuarve A.A., F.K., dhe E.H. A.B, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 14.04.2017, me anë të se cilit ishin refuzuar si të pa bazuara kërkesat e mbrojtësve për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore nuk janë të bazuara ngase sipas tyre gjykata e shkallës së parë, në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye, se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë, se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkohen. “Tani nuk ka argumente bindëse dhe që nuk përmbajnë asnjërën prej bazave ligjore për të cilën mund të hudhet aktakuza”, thuhet tutje në komunikatë./21Media

Back to top button