Haradinaj duartroket marrëveshjen me Serbinë

Haradinaj kërkon finalen e madhe

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet.

Haradinaj ka thënë se tani është e nevojshme finalja e madhe, njohja reciproke.

“E duartrokas vizionin dhe lidershipin e Richard Grenell  dhe presidentit amerikan për udhëheqje dhe lehtësim efektiv të normalizimit dhe funksionimit të  hekurudhave dhe autostradave që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Tani është e nevojshme finalja e madhe, njohja reciproke si ka potencuar presidenti amerikan në dy letrat e vitit të kaluar”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Sot është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet. Kjo është bërë nën prezencën e ambasadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën./21Media

Back to top button