Haradinaj e Muharremaj përmbyllin festivalin “Festari’

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj bashkë me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kanë marrë pjesë në ceremoninë e këputjes së kalaveshit të rrushit në përmbyllje të festivalit të kulturës dhe verës “Festari”.
Haradinaj ka thënë se kjo është ndjenjë e veçantë të jesh pjesë e gëzimit të vreshtarëve me vjeljen e rrushit.
“Në përmbyllje të festivalit të kulturës dhe verës “Festari” pas pothuajse një javë aktivitete të veçanta e tradicionale, iu bashkova kryetarit Bali Muharremaj në ceremoninë e këputjes së kalaveshit të rrushit në vreshtat e Suharekës, tek nikoqiri Haziz Tafaj (AgroKosova Holding), të cilin e falënderoj për mikpritje! Një ndjenjë e veçantë që isha pjesë e gëzimit të vreshtarëve me vjeljen e rrushit si dhe pjesë e festës së këtij festivali”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka përgëzuar kryetarin e Suharekës për organizimin e këtij festivali.
“Përgëzime kryetarit Bali Muharremaj dhe ekipit të tij për organizimin e festivalit! Një festë që dëshmon përkushtimin tonë për kulturën dhe traditat tona”, ka përfunduar Haradinaj.

Back to top button