Haradinaj: Gjysma e Parlamentit ishit ShIK
Haradinaj: Boll shumë ishit…marrja e Zotit
Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj në seancën ku po diskutohet Projektligji për Dialogun me Serbinë në Kuvend komentoi akuzat e ndërsjella të deputetëve se ishin pjesëtarë të ish- Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK).
“Nuk po diskutohet këtu kundër shkëmbimit të territorit e që po dëgjoj do deputetë po flirtojnë me Presidentin e po negocojnë. Nuk dëgjova këtu a janë pro a kundër dialogut e sa për atë se kush është i Putinit me keqardhje po themë që është e pandershme me i thënë sot në paralament që ne i shërbejmë politikave të Vuçiqit apo të Putinit”, tha Haradinaj.
“ Më tregoj edhe Hajdar Beqa kush e kush ishit ShIK këtu, boll shumë ishit, gjysma e paralamentit ishit ShIK, marrja e zotit”, u shpreh deputeti i AAK-së./kallxo