Kraki: Në vendet normale nuk ka ligj te rrogave

Me gjasë n’Kosovë rroga është më e rendësishme se puna. Prandaj ligjin e punës s’e përmend kush…”

Sot kur është miratuar Projektligji për Paga, njohësi i çështjeve politike, Nezir Kraki ka propozuar të rishikohet ligji i punës, sepse siç thotë ai në asnjë “vend normal” nuk ka ligj që i rregullon pagat, por ato sipas tij, rregullohen me regullore, dekrete, udhëzime, etj.

Andaj ai ka bërë thirrje që në Kosovë të rishikohet ligji për punën dhe brenda tij të përcaktoheshin rrogat në sektorin privat dhe në atë publik.

Me gjasë n’Kosovë rroga është më e rendësishme se puna. Prandaj ligjin e punës s’e përmend kush. Duhet të rishikohet ligji i punës dhe brenda tij të caktohet rroga minimale e autorizuar si në publik ashtu edhe në privat. Të mbrohet punëtori dhe kontratat të sqarohen. Ne fakt, në vendet normale nuk ka ligj te rrogave sepse ato caktohen në shumë mënyra (regullore, dekrete, udhezime etj.). Me ligj caktohet kohezgjatja javore, ditore e punes, te drejtat e punëtorit (publik e privat), llojet e kontratave dhe gati të gjitha aspektet e jetës profesionale.
Nejse… Merrni rroga ju se puna dhe drejtësia presin.”, ka shkruar Kraki në Facebook.

Ndryshe, sot në Kuvendin e Kosovës me 63 vota pro është miratuar Ligji për Paga në sektorin publik.  Pas miratimit të Ligjit për Paga në Kuvendin e Kosovës, ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se Ligji i pagave do të duhej të ishte miratuar edhe më herët. Ai ka shtuar se deputetët dhe Qeveria duhet të angazhohen më shumë për të përmirësuar ambientin për sektorin privat.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar këtë si historike për punëtorët e sektorit publik. Ai është shprehur se punonjësit e Kosovës po përjetojnë rritjen më të madhe të pagave.

Ligji i Pagave ishte zvarritur që nga viti 2004 dhe i kthyer disa herë mbrapsht. /21Media

Back to top button