Haradinaj i përgjigjet opozitës rreth kërkesës së tyre për dorëheqje

Haradinaj ka folur edhe për rezolutën e propozuar nga PSD-ja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar pas kërkesës së opozitës që ai të japë dorëheqje për shkak të mos liberalizmit të vizave gjatë këtij viti.

Lidhur me këtë Haradinaj ka thënë se kjo kërkesë është në shpërputhje ideja që qeveria e Kosovës të dorëhiqet për shkak të vonesave nga Bashkimi Evropian.

“Dështimi nuk është definicioni që e kualifikon gjendjen. Është e papërmbyllur. Pjesa e Kosovës është përmbushur, pra pjesa e një pale. Puna jonë është kryer. Ka mbetur edhe një pjesë e punës nga BE-ja. Nëse opozita mendon se qeveria duhet të shkojë për vonesë të BE-së, mund të shkojmë, por duket si shpërputhje”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, sa i përket rezolutës së propozuar nga PSD-ja, Haradinaj ka deklaruar se kjo nuk nënkupton marrëvesje për qeverisje.

Ndryshe, opozita sot ka fajësuar Qeverinë për mosliberalizmin e vizave, lidhur me këtë opozita ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme. /21Media

Back to top button