Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e Madeline Albright

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj me rastin e vdekjes së ish-sekretares amerikane të Shtetit, njëherësh mikes së madhe të shqiptarëve të Kosovës, Madeleine Albright, ka shprehur pikëllimin e tij.
Haradinaj ka shtuar se Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë, angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.
“I pikëlluar për humbjen e mikes së madhe të Kosovës, sekretares Albright. Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen, miqtë dhe popullin amerikan! Përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit. U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Madeleine Albright, e para Sekretare Amerikane e Shtetit, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar me anë të një email-i për stafin e Albright Stonebridge Group, një firmë e themeluar nga Albright./21Media

Back to top button