Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e mikut të Kosovës

Ashadown vdiq pas një sëmundje të shkurtër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e të ndjerit Paddy Ashdown.

I pari i Qeverisë tha se Ashdown kishte shërbyer si emisar i Qeverisë britanike gjatë luftës në Kosovë.

“Pikëllues lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown, i cili për një dekadë udhëhoqi partinë Liberale Demokratike në Britani dhe kishte shërbyer si emisar i Qeverisë britanike gjatë luftës në Kosovë. Ashdown ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe dëshmitar në Tribunalin e Hagës, kundër Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Diplomati britanik, Paddy Ashdown vdiq të shtunën pas një sëmundje të shkurtër në moshën 77 vjeçare. Ashdown u diagnostikua me kancer të fshikëzës në tetor.

Ngushëllime për popullin britanik dërgoi edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi./21Media

Back to top button