Molliqaj ish-partiakëve: Grup i falltorëve të dobët

Pas deklartave të Kurtit reagon Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, sot duke komentuar deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kushedi se çfarë zbulime e parashikime do të dalin tash e tutje nga grupi i “falltorëve të dobët”.

Molliqaj duke përmendur disa nga arsyet që VV-ja dha për largimin e tyre, ka shkruar se ajo që dihet është që kësaj partie iu ka ndalur ora qysh kur ata janë larguar nga aty.

“Fillimisht, grupi i falltorëve të dobët thanë se ne u larguam sepse ishim spiun të Stanishiqit. Pastaj thanë se ne u larguam sepse na kishin blerë Devollët. Më vonë thanë se arsyeja e largimit tonë ishte ndikimi i ambasadeve ndërkombëtare. Dikur thanë se ne u larguam për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi. Pastaj “zbuluan” se ne u larguam për shkak se ishim të interesuar për tu futur në Qeveri. Pak më vonë thanë se në fakt arsyeja e largimit tonë qenka falja e tokave Serbisë. E sot e paskan “zbuluar” se kemi dalur për të përfunduar në prehër të PDK-së”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij “Facebook”.

Ai tha se kushedi se çfarë zbulime e parashikime do të dalin tash e tutje nga grupi i “falltorëve të dobët”. Por, ajo që dihet sipas Molliqajt është që kësaj partie iu ka ndalur ora qysh kur janë larguar nga aty.

“Vazhdimisht thonë se jemi pak aktivistë, të vegjël e të parëndësishëm, por vihen shumë në siklet nëse kalon vetëm një ditë pa shpifur për neve. E ne fatkeqësisht do t’i zhgënjejmë. Përveq se nuk do të futemi në këtë Qeveri, do të angazhohemi vazhdimisht që PDK-në ta largojmë nga pushteti pas kaq shumë vitesh keqqeverisje. Ju vazhdoni të qitni fall, se pavarësisht që parashikimet i keni të dobëta, ndoshta me kalimin e kohës përmirësoheni në këtë fushë :)”, ka shkruar tutje Dardan Molliqaj.

Kurti më mbledhjen e 35-të të Këshillit të Përgjitshëm të VV-së që u mbajt sot, tha se kushdo që po del prej VV-së po përfundon në prehër të PDK-së./21Media

Back to top button