Haradinaj i tha Konjufcës “Shko bre në hamom”

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj sot iu drejtua kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca duke i thënë “shko bre në hamom”.
E kjo shprehe e tij karshi kryeparlamentari erdhi pasi reagimit të këtij të fundit, i cili nuk u pajtua me gjuhën e përdorur nga ish-kryeministri.
“Zotëri Haradinaj ky është Kuvend edhe vetë ke qenë kryeministër”, tha ai.
Më pas, kreu i AAK-së reagoi duke i thënë “shko bre në hamom”.
“Shko bre në hamom”, u shpreh ai.

Tutje, Konjufca ia rikujtoi deputetit Haradinaj se parlamenti i ka rregullat dhe të ruajë qetësinë.
“Edhe ju me siguri e kuptoni parlamenti i ka rregullat e veta”,
Më pas, Haradinaj ia ktheu duke i thënë se çfarë Kuvendi është kur veteranët janë te dera.
“Çfarë Kuvendi është kur i ke veteranët tek dera, ti koke Kuvend”, u shpreh ai.
E ai vazhdoi tutje duke thënë se deputetëve të LVV-së duhet t’iu vije turp që e kanë sjell projektligjin për pagën minimale në këtë mënyrë në Kuvend.
E më pas kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se në Kuvend flasin me argumente dhe asgjë nuk shkon me zor.
“Këtu flasim me argumente kurgjo nuk shkon me zor janë rregulla të Kuvendit të cilat na i ka imponuar vullneti i lirë i qytetarëve që na kanë sjell në Kuvend nuk i kemi zgjedh vetë secilin populli e ka vendosur me vullnetin e vetë të lirë, prandaj duhet t’i respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, theksoi ai.
E kjo përplasje nisi pasi deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj iu drejtua ashpër deputetit të LVV-së por edhe kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca, duke ia përmendur emrin e babait se duhet t’iu vijë turp që e kanë sjell në Kuvendin e Kosovës për votim ligjin për pagën minimale, pa përfshirë veteranët.

Back to top button