Haradinaj: I tronditur nga fatkeqësia ku humbi jetën Arian Daci

Në Brezovicë humbi jetën Arian Daci, ndërsa mbeti i lënduar Ardian Bakalli

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rënies së ortekut të borës sot në Brezovicë, nga i cili ka humbur jetën zëvendësministri i diasporës, Arian Daci.

“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli”, ka shkruar Haradinaj në facebook, duke i shprehur ngushëllime familjes.

“Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shtuar Haradinaj.

Nënkoloneli Basri Shabani nga policia e rajonit të Ferizajt për rtv21.tv ka konfirmuar se viktima nga rënia e ortekut të borës në Brezovicë është me inicialet A.D.

Arian Daci ishte zëvëndës-ministër i Diasporës, në të cilën ishte emëruar në nëntor të vitit 2017./21Media

 

Back to top button