Reagon Federata Skitare për rënien e ortekut në Brezovicë

Një person ka vdekur nga orteku i borës në Brezovicë

Federata Skitare e Kosovës ka reaguar pas lajmit se një person ka vdekur si pasojë e rënies së ortekut të borës në Brezovicë.

“Kemi marrë informacion nga Qendra e Skijimit në Brezovicë se ka rënë një ortek në vendin e quajtur “Folea e Shqiponjës” dhe dy të rinjë fatkeqësisht kanë qenë duke skijuar në këtë vend.

-Fatmirësisht dy të rinjtë janë gjetur njëri i gjallë kurse për tjetrin ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Shpresojmë që të gjithë janë shëndosh e mirë si dhe apelojmë tek të gjithë qytetarët për kujdes të shtuar nga reshjet e fundit të dëborës.”, thuhet në reagimin e Federatës Skitare.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, për rtv21.tv tha se dyshohet që i vdekuri është zëvendësministri i Diasporës, Ariana Daci, i biri i akademikut Nexhat Daci./21Media

Back to top button