Haradinaj kërkon ndërprerjen e ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardh
Haradinaj është shprehur se projektet që bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës asnjëherë nuk do të kalojnë
Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka kërkuar ndërprerjen e procedurave për ndërtimin e hidrocentralet në Lumbardh.
“Pas protestës së qytetarëve në Pejë dhe shqetësimeve legjitime të ngritura në takim nga përfaqësuesit e komunitetit rugovas rreth projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh, nga Ministria e linjës kam kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë dhe të gjithanshme për shkallën e impaktit të këtij projekti në mjedis”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Sipas të parit të Qeverisë, projektet, të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës asnjëherë nuk do të kalojnë.
Këtë ide e kanë kundërshtuar edhe Rinia Demokratike e Pejës dhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila dje u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste kundër shkatërrimit të Lumbardhit./21Media