Haradinaj: Kosova është më e korruptuar se në kohën e UNMIK-ut
Hradinaj ka thënë se kanë mbetur edhe shumë punë pa u bërë në Kosovë
Në 17-vjetorin e themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se Kosova nuk është përfunduar si projekt i shqiptarëve, pasi kanë mbetur shumë punë pa u bërë dhe vlerësoi se shumë gjëra të arritura janë vënë në rrezik.
“Kosova është më e korruptuar se në kohën e UNMIK-ut. Serbia po vazhdon me ndërhy në punët tona, arsimi i politizuar, shëndetësia në gjendje të rënd. A kanë adresë këto, po kanë. Është PDK, e udhëhequr nga Thaçi e tani Veseli, LDK e udhëhequr nga Isa Mustafa. A do ta vazhdojmë këtë? Jo, duhet ta ndalim këtë gjendje. E kjo ndodh kur vjen dita e votës, të nesërmen është vonë”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-s u bëri thirrje kolegëve të opozitës, që t’i ndalin këta njerëz të pushtetit.