Haradinaj: Kosova po na thërret ta mundim korrupsionin

PDK-AAK- Nisma hapi fushatën

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK- AAK-Nisma, Ramush Haradinaj,  në hapjen e fushatës së këtij koalicioni ka thënë se do të shërbejë në Kosovë pa asnjë kusht dhe deri në sakrificë. “Askush s`ka me e mujtë Kosovën, as korrupsionin, Kosova po na thërret që ta mundim korrupsionin që ta mundim krimini që ta mundim terrorizimin”, ka deklaruar Haradinaj.

Po ashtu ai është zotuar se do të punojnë zhvillimin ekonomik, në bujqësi, si dhe në riaktivizimin e minierave.

Hapja e fushatës së koalicionit PDK- AAK-Nisma  po bëhet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./21Media

 

Back to top button