Haradinaj kujton komandant Tigrin në 20 vjetorin e rënies së tij

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot me rastin e 20 vjetorit të rënies së Fadil Nimanit, e ka kujtuar këtë të fundit se ka qenë njeri që ka besuar të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë.

”Njëzet vjet pa Gjeneral Fadil Nimanin. Që nga ditët e para të Luftës Çlirimtare e deri në frymën e fundit, besoi në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë. I pavdekshëm në kujtimin e brezave”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Ndryshe, sot janë bërë 20 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – komandant Tigri. Ai ishte nga Gërgoci i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës në Maqedoni. Komandant Tigri iu bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia gjatë viteve 2000. Më 25 maj 2001 Fadil Nimani bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113 ”Ismet Jashari-Kumanova”./21Media

Back to top button