Kurti dhe Haradinaj takohen sot

 

 

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme do të takohet me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimi mes kryeministrit dhe Haradinajt do të mbahet në orën 12:00.

Ndërkaq, nesër kreu i Qeverisë së Kosovës do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj më 21 maj, përmes një letre i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, duke e njoftuar se nuk do të shkojë në takimin me partitë opozitare, të thirrur nga Kurti. Hoxhaj përmes kësaj letre është shprehur se çështjet e propozuara për diskutim nga Kurti pas vizitës së tij në Bruksel, siç janë marrëdhëniet me Belgjikën, me institucionet e BE-së dhe me vendet e rajonit, duhet të trajtohen nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës./21Media

Back to top button