Haradinaj kujton të rënët në kufirin Kosovë-Shqipëri
Haradinaj: Lum Atdheu që ka shembuj të tillë trimërie e sakrifice
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të gjithë dëshmorët të cilët ranë heroikisht në kufirin Kosovë-Shqipëri duke sjellë armatim.
Fillimisht, Haradinaj kujtoi Mervete Maksutajn e cila ra gjatë tentativës për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës.
“Kosova krenohet me heroizmin e bijve të saj. Ajo u ndërtua nga heroizmi i tyre. Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit Mervete Maksutaj, heroinë e cila u përjetësua gjatë tentativës për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës”, ka thënë Haradinaj.
Më pas, ai kujtoi të rënët në kufirin Kosovë-Shqipëri të cilin po sillnin armë.
“Disa dhjetëra kilometra më larg, djemtë e Pashtrikut, Muhamet Malsori, Hysni Duraku, Skender Hameli, Sinan, Isak, Sedat, Hida e Ismet Hoti, do të bien heroikisht në kufirin Kosovë – Shqipëri, duke sjellë armët e lirisë. Lum Atdheu që ka shembuj të tillë trimërie e sakrifice”, përfundoi Haradinaj.