Haradinaj: Kurti pengon hyrjen e Kosovës në NATO, ai është në shërbim të Putinit

(Lajm i përditësuar)

Haradinaj: Agjenda e Kurtit është agjendë e Vladimir Putinit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në ”Click” të RTV21 ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurtin, duke thënë se veprimet e tij nuk janë në favor të Kosovës.

’Krejt agjenda e Kurtit është agjendë e Putinit me largu Kosovën nga NATO. Veprimet e tij nuk janë ndihmës per qellimet e sigurisë që i ka NATO ndaj Kosovës e ndihmojne shumë strategjinë e Putinit me vonu përmbylljen e çështjeve të sigurisë në Ballkan’. Kurti është në shërbim të Putinit. ’, tha Haradinaj.


Haradinaj: Kush e voton  Kurti në të ardhmen do të shkojë në Rusi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në ”Click” të RTV21 tha se AAK-ja ka një program të favorshëm për qytetarët e Kosovës në zgjedhet e ardhshme.

I pyetur se pse duhet të votohet Haradinaj e jo Kurti, i pari i AAK-së tha ” Kush e voton Albin Kurtin në të ardhmen do shkojnë në Rusi, Moskë, e kush e voton Ramush Haradinaj e ka zgjedhë rrugën më të shpejt dhe më të sigurtë për anëtarësimin në NATO”.


Haradinaj: Kurtin do e mbajë mend si njeri të gabuar 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se zgjedhjet e ardhshme do jenë të rregullta pasi që mandai i kësaj qeverie do përfundojë këtë vit.

Ai tutje tha se Kurti ka qenë i gabuar dhe se Kosova nuk duhet të udhëhiqet më nga dikush që nuk është pro amerikanë.

”Askush mos ta udhëheq Kosovën që nuk është pro amerikanë, Kurtin do e mbajë mend si njeri të gabuar”, tha Haradinaj.


Haradinaj: Kurrë në jetë nuk ka pasur qeveri më të korruptuar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në ‘’Click’’ të RTV21 tha se në çdo qeveri ka pasur korrupison, por në asnjëren si në Qeverinë Kurti.

’Kurrë në jetë nuk ka pasur qeveri më të korruptuar se qeveria Kurti’’, tha Haradinaj.


Haradinaj: Kurti nuk lufton, nëse vendi nesër shkon në luftë ai qëndron në zyre

Kryetari i AAK-së tha se ka bërë përpjekje që raporti me aletatë për sigurinë të ruhet sepse anëtarësimi në NATO është më i rëndësishëm se çdo temë tjetër.

‘’Anëtarësimi në NATO i siguron edhe serbët e Kosovës’’, tha Haradinaj duke shtuar se kjo është më e rëndësishme se sa diskutimi për dinarin.

‘’Mbizotron çështja e hyrjes në NATO në krahasim me çështjen e dinarit’’, tha Haradinaj.

Haradinaj tutje ka shtuar se ‘’Albin Kurti nuk lufton ai rrinë në zyre, nëse nesër vendi shkon në luftë këtij nuk I dhimbsen ata që luftojnë’’, tha Haradinaj.


Haradinaj: Edhe i fikun edhe i koritun, Kurti e lëshon çdo bajrak

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në ‘’Click’’ të RTV21 ka deklaruar se nuk merren më me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pasi që sipas tij ai po e lëshon çdo bajrak.

‘’Kurti ka kërku një sherr vec mos me i thonë hajde hy në NATO e në BE, ky shkoj në dinar i idhnojë krejt e kreu tokën e Manastirit, pa fytyrë edhe i fikun edhe i koritun nuk merrum me këtë njeri, e lëshon çdo bajark, kush merret me këtë njeri është në shërbim të Rusisë’’, tha Haradinaj.


Haradinaj: Kurtit kemi me ia gjetë ilaqin, vota kundër Kurtit po rritet edhe ne diasporë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në ‘’Click’’ të RTV21 ka deklaruar se ka marrë premtim prej shumë personave nga diaspora që në zgjedhje do e ndëshkojnë Kurtin përmes votave.

‘’Jemi për me rujt shtetin nuk jemi me shkatrru shtetin, nuk jemi me gju me gaz. Kemi me ia gjet ilaqin bashkë me qytetarët e Kosovës, do e presim ditën e votës, kamë marrë premtim prej shumë njerzëve në diasporë se ashtu qysh e kemi perkrahë  do e ndeshkojmë me vota, vota kundër Kurtit po rritet edhe në diasporë edhe Kosovë’’, tha Haradinaj.


Haradinaj: Kurti është argati më i mirë i Putinit

Duke drejtuar kritika për kreyminsitrin, Albin Kurtin dhe qeverinë e tij, i pari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se ”Kurti është argati më i mirë i Putinit”.

‘’Kurti qëllimshem verpon me pengu hyrjen e Kosovës ne NATO , me na pengu neve me arrit sigurinë e përjetshme, me pengu NATO-ne me siguri Kosoven perjetesisht’’, tha Haradinaj, teksa shtoi se ”Më mirë me m’ sanskisonu qytetarët për të vërtetat se sa me më denu Zoti”, tha Haradinaj.


Haradinaj: Plani franko-gjerman ishte biletë e Kosovës për në NATO

Kryetari I AAK-së, Ramush Haradinaj në ‘Click’’ të RTV21 ka thënë se ka qenë biletë e Kosovës për në BE dhe në NATO.

‘’Zbatimi i planit franko-gjerman ka qenë karta, bileta jonë për dakordimin e tyre për kanditaturën tonë në BE dhe me u përdor modeli i njëjtë edhe për ftesën në NATO’’, tha Haradinaj.

Haradinaj tutje ka thënë se i ashtuquajturi plani franko-gjerman, është draft i shkruar nga amerikanët.


Haradinaj: Kurti e ka humbur fytyrën, në sytë e njerëzve të mëdhej po shihet si rrenc

Kryetari I AAK-së, Ramush Haradinaj në ‘Click’’ të RTV21 ka thënë se drafti i Asociaiconit nuk është I mire, por ky draft ka ardhë si pasojë që Kosova nuk ka propozuar ndonjë draft.

‘’Plani nuk është i mirë, më i keqi, ka ardhë se Kosova nuk ka propzu plan, Kremisnitrit i ka humbur fytyra e vet dhe pasataj e ka marrë këtë plan. Për fat e kemi shpëtimin e kemi Gjykatën Kushtetesue’’, tha ndër tjera.

Haradinaj tutje tha se Kurti në sytë e njerëzve të mdhejë po shihet si rrenc.

‘’Të tjerët thonë se si përfaqësuesi i Kosoves është kaq rrenc na thonë njerzë të mëdhej. Asnjë fjalë e tij mos me vlejtë’’, tha Haradinaj.


Haradinaj: Amerikantë po e ruajnë Kosovën më shumë se sa kryeministri i vetë

Kryetari I AAK-së, Ramush Haradinaj në ‘Click’’ të RTV21 ka deklaruar se duhet ta thjeshtësojmë punën pasi që interesi ynë është të hyrjmë në NATO.

‘’Listen e detyrave që ta jep Amerika bashkë me aletatët tjerë të sigurisë nuk ka alternative, nuk guxon as me u vonu as me diskutu. Ne po dëshirojmë me hy NATO na e jepni listen e detyrave dhe ne do ti kryejë Kosova’’, tha Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se ”Amerikantë e ruajnë Kosovën edhe nga kryeminsitri i vetë”.


Haradinaj: SHBA-të e ndjejnë sigurinë kur bashkëpunojnë me një njeri si unë

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj në ‘’Click’’ të RTV21 tha se SHBA-të kanë besim në të sa i përket partneritet të besueshëm.

‘’Një partner i besueshëm, po e ndjejnë sigurinë kur bashkëpunojnë me një njeri si rasti im qëndrueshmeria, angazhimi”, tha Haradinaj.


Haradinaj: SHBA-të nuk munden me e shkëput komunikimin me ne, por nuk ka marrëdhënie

Duke folur për marrdhëinet SHBA-Kosovë, Haradinaj tha se SHBA-të nuk munden me eshkëput komunikimin me  Kosovën, por nuk ka marrëdhenie mes Kosovës dhe SHBA-së.

Haradinaj tha se ai konsideron se ‘’Dy mënyra që kam bërë punë të mirë duke sqaruar se sjemi në rrugë me këtë njeri, duke sqaruar se e shohim që agjenda e tij i ndihmon rusit dhe armiqëve të Kosovës dhe duke ruajtur një komunikim me aletatë tanë që ta kuptojnë sendërkombetarët sepse nuk është Kosova krejt Albin Kurti’’.


Haradinaj: Jam në gjendje me anëtarësu Kosovën në NATO 

Kryetari I AAK-së Ramush Haradinaj shprehet i bindur se ai është në gjendje për ta anëtarësuar Kosovën në NATO.

‘’Unë jam në gjendje në kohën më të shkurtër me anëtarsu Kosovën në NATO, ashtu siç e kemi bërë ushtrinë. Asnjë partnerë i Kosovës nuk ka mos besim në AAK-në dhe në mua. SHBA, Mbretëria  e Bashkuar, Gjermania nuk kanë mos besim ndaj meje. Kemi ruajtuar besimin’’, tha Haradinaj.


Haradinaj: Kemi bërë perpjekje me ndalu Kurtin, shpresën e kam në zgjedhje

Kryetari I AAK-së Ramush Haradinaj në ‘’Click’’ të RTV21 ka deklaruar se shpresa e tij e ardhshme për ta rrëzuar qeverinë Kurti janë zgjedhjet.

‘’Kemi bërë perpjekje me ndalu Kurtin, me mocion nuk u përkrahë, nuk kemi pranu me dale në protesta për shkak të situates në veri. Kam shpresu në mocion, shpresa e ardhshme është në zgjedhje përmes votive për këtë arsye jemi bashkuar me Nismen.’’, tha Haradinaj.


Haradinaj: Na vjen mire që po e ndihmojmë shtetin duke e lëshuar zyrën

Kryetari I AAK-së Ramush Haradinaj në ‘’Click’’ të RTV21 ka komentuar edhe shkëputjen e kontratës me objektin ku ishte vendosur zyra e AAK-së në Prishtinë.

Haradinaj tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që një minister të shkojë te një subject partiak për të kërkuar një gjë tillë.

‘’Nuk shkohet si minister në zyre të subjektit politik, janë njerëzit tjerë. Ne nuk e keqkuptojmë interesimin e ministries për t’i ndihmuar shtetit. Eshte e drejtë e tyre. Edhe ne do ta ndihmojë shtetin edhe na vjen mire që po e ndihmomë shtetin duke e lëzhuar zyrën’’, tha Haradinaj.

Ky veprim sipas Haradinajt është bërë me qëllim për të larguar vëmendjen prej Manastirit.


Haradinaj thotë se nuk ka asnjë komunikim me Qeverinë e Kosovës

Në ‘’Click’’ të RTV21 kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka komunikim me Qeverinë e Kosovës për asnjë problem.

‘’Ka një kohë që nuk kemi komunikim me ta. Komunikimin e vetëm e kemi kur një ministr i kësaj qeveria na kërkon për t’i lëshuar zyret. As për dinarin as për problem tjera s’kemi komunikm me Qeverinë’’, tha Haradinaj.

Haradinaj ndër tjera ka shtuar se komunikim ‘’kemi me presidentën e Kosovës, Vjosa Osmanit’’.


Zbatimi për vendimin e Manastirit, Haradinaj: Ramosaj u pre në besë, Kurti e ka rrejt disa herë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në ‘’Click’’ të RTV21 ka thënë se detyra e Kyreministrit është të punojë me kryetarët e komunave.

Haradinaj lidhur me këtë tha se Kurti e ka gënjyer disa herë, kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj duke thënë se  nuk do e zbatojë këtë vendim.

”U dasht me diskutu me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosajn, çka do bëhet me zbatimin e këtij vendimi. E ka rrejt disa here që nuk do e bëjë. E kanë pre në besë Deçanin e kanë rrjet nonstop. Na kanë lënë pa zhvillim e pa projekte. Më mire ka qenë me shku te kryetari neve na duhet me be këtë çka duhet me bo ne’’.


Haradinaj: Kurti po i sjellë Kosovës pengesa, po marrim dënime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në ‘’Click’’ të RTV21 ka folur për kushtet që po i vendosen Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ai tha se ka frikë që strategjia që po e përdorë Kurti do shpikë kushte të reja.

‘’Me këto kushtet që na i nxjerrin për anëtarësimin në Këshellin e Evropës friksohem që me këtë strategji që e ka Kurti do të na duhet me shpikë kushte të reja për anëtaresimin në NATO për antarësimin në OKB’’, tha Haradinaj.


Haradinaj: Qeveria e shpalli armik Deçanin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në ‘’Click’’ të RTV21 ka thënë se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit  është mjaft i vështirë për banorët  e Deçanit e në përgjethësi për krejt komunën.

Sipas Haradinajt, në Deçan janë shumë tema të ndërlidhura për të cilat Qeveria duhej të mendohje, teksa shtoi se nuk është vetëm prona si pronë’.

I pari i AAK-së shtoi se në Deçan ka shumë projekte që kanë mbetur të blokuara, që rrisin pasurinë e Deçanit, por këto nuk janë marrë parasysh nga Qeveria e Kosovës.

‘’Për fat të keq Qeveria ndjeki një politikë shumë armiqësore për Deçanin, në një formë e shpalli armik Deçanin ia ndaloj të gjitha këto projekte duke i thënë se i ndihkojnën manastirit. Nuk beri ndonje marrëveshje të brendhshme që nëse kjo ndodh ti jepen Deçanit disa toka tjera. Kjo ndodhi në një formë  si inati ndaj Deçanit’’, tha Haradinaj.

Haradinaj tutje ka shtuar se puna në Deçan nuk do ndalet  ‘’smunet me ndal kërkush, është ndrru pamja e Deçanit’’./21Media

Back to top button