“Ky koalicion do ta përmbyll shtetbërjen e plotë të Kosovës”

Haradinaj tha se ky koalicion së bashku me ndërkombëtarët do ta përmbyllin shtetbërjen e plotë të Kosovës

Lideri i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë fushatës zgjedhore që ka mbajtur sot në Mitrovicë, ka thënë se mjaft është bërë me këtë fjetje duke potencuar çështjen në veri të vendit.

Ai tha se ky koalicion së bashku me ndërkombëtarët do ta përmbyllin shtetbërjen e plotë të Kosovës.

Kjo sipas tij realizohet duke ndryshuar mënyrën e qeverisjes.

Back to top button