Haradinaj mbështet ekipin që garon për çmimin e NASA-s

Haradinaj thotë se ka ardhë koha për rininë

Lideri i AAK-së, i nominuar për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, përmes një shkrimi në Facebook, i ka dhënë mbështetje ekipit “Heliox” nga Kosova, që garon për çmimin “People’s Choice”.

“Ekipi ‘Heliox’ i djemve dhe vajzave nga Kosova, garojnë për çmimin ‘People’s Choice’ të #NASA #SpaceApps. Me kënaqësi po e shpërndaj faqen e mëposhtme, ku të gjithë mund të votoni tani, sepse është dita e fundit që t’a ndihmojmë ekipin tonë, të vetmin nga Evropa, të arrijë majat e vlerësimeve të #NASA.”. ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj./21Media

 

Back to top button