Haradinaj me pesë kërkesa pas situatës në Ukrainë: Kryeministër, koha është për veprim

 
Pas situatës në Ukrainë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, me pesë kërkesa.
Haradinaj i ka thënë Kurtit se koha është për veprim.
“Përfundojeni Strategjinë e Sigurisë së Republikës së Kosovës.
Sillni në Kuvend amandamentet e Ligjit të FSK, me nenin për donacione.
Sillni në Kuvend projektligjin për Fondin për Donacione për FSK.
Rishikojeni vendimin tuaj për projektin e gazsjellësit amerikan dhe miratojeni të njëjtin, pasi që nuk është vetëm projekt ekonomik por edhe i sigurisë.
Hiq dorë nga dialogu i teknikëve dhe përcaktohu në procesin e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, janë pesë kërkesat e Haradinajt për kryeministrin e vendit.
Haradinaj ka shkruar në Facebook, se çdo hezitim e vonesë për të vepruar në këtë drejtim, është rrezikim i sigurisë së vendit, “për çka do t’iu mbajmë përgjegjës”.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse./21Media

Back to top button