Haradinaj: Me strehimin e hebrenjve, paraardhësit tanë na bëjnë të ndihemi faqebardhë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar tragjedinë e madhe njerëzore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit

Haradinaj ka thënë se “kujtojmë me përulje vuajtjet e një populli, të ngjashëm me shqiptarët për nga fati, që ua përcaktoi historia”.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, reflektojmë për tragjedinë e madhe njerëzore dhe kujtojmë me përulje vuajtjet e një populli, të ngjashëm me shqiptarët për nga fati, që ua përcaktoi historia. Me strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve, paraardhësit tanë edhe sot na bëjnë të ndihemi faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj.

Back to top button