Haradinaj: Siguria vjen e para!

Haradinaj: Siguria vjen e para!

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Senatin Amerikan, mori pjesë në forumin e organizuar nga Senatori Inhofe Kryesues i Komitetit për Shërbimet e Armatosura dhe Gjenerali Jim Jones, rreth temës së kërcënimeve ndaj sigurisë duke e përfshi edhe atë kibernetike.

Haradinaj tha se në këtë forum, mes senatorëve dhe kongresmenëve të SHBA si dhe udhëheqësve nga Europa Juglindore, diskutuan për nevojën e ngritjes së kapaciteteve për të qenë më të fortë në mbrojtje nga kërcënimet e sigurisë dhe influencës se Kinës dhe Rusisë në sistemet e telekomunikimit.

“Siguria vjen e para! Kosova nuk ka rënë pre e kësaj influence pasi ka refuzuar investimet Kineze dhe Ruse e veçanërisht ka refuzuar kompanitë Kineze në fushën e telekomunikimit dhe 5G. Kosova me krenari është rreshtuar ne krah të SHBA-ve dhe partnerëve të saj dhe ky qëndrim i qartë forcon partneritetin dhe miqësinë”, ka thënë Haradinaj./21Media