Irani i gatshëm për bashkëpunim me BE-në

Rouhani: Jemi të gatshëm të bisedojmë për marrëveshjen nukleare

Irani është gatshëm të bashkëpunoj me Bashkimin Evropian lidhur me marrëveshjen nukleare të vitit 2015. Këtë e ka bërë të ditur presidenti iranian, Hassan Rouhani.

Presidenti iranian shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim gjatë një takimi me kreun e shërbmimit të jashtëm të Bashkimit Evropian, Josep Borell, gjatë një vizite të këtij të fundit në Iran, ku po tenton që të qetësojë tensioned në Lindjen e Mesme, pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani muajin e kaluar nga Shtetet e Bashkuara.

Nën rregullat e marrëveshjes, Teherani u pajtua që të zvogëlojë aktivitetin e tij nuklear në këmbim të largimit të shumicës nga sanksionet ndërkombëtare, por Shtetet e Bashkuara u larguan nga kjo marrëveshje në vitin 2018.

Pas kësaj Irani ka filluar që të mos zbatojë disa nga detyrimet e cekura në marrëveshje, për t’i bërë presion fuqive evropiane që të mbesin në marrëveshje.

Megjithatë Britania, Franca e Gjermania që janë pjesë e marrëveshjes nukleare kanë deklaruar se Irani ka shkelur marrëveshjen e vitit 2015, dhe kanë nisur një mekanizëm të mosmarrëveshjeve, që mund ta dërgojë çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./21Media

Back to top button